• E mërkurë / Jul-09 21:54
  • Kontakt

Ardita Sinani priti në takim koordinatorin nacional për kulturë, rini dhe sport pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, Rexhep Hotin

Ardita Sinani priti në takim koordinatorin nacional për kulturë, rini dhe sport pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, Rexhep Hotin

Gjatë ditës së sotme, kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani priti në takim koordinatorin nacional për kulturë, rini dhe sport pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, Rexhep Hotin.

Tema kryesore e këtij takimi ishte Programi Nacional për rini të cilin e ka përpiluar Qeveria e Republikës së Kosovës. Zoti Hoti shprehu gadishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës që në kuadër të këtij Programi, fëmijët Shqiptarë nga Lugina e Preshevës të jenë pjesë e garave nacionale që do të zhvillohen në Kosovë.

Gjithashtu u fol edhe për problemet me të cilat po ballafaqohen në vazhdimësi Shqiptarët e Luginës së Preshevës, si dhe domosdoshmërinë që ky rajon të përfshihet në fazën finale të dialogut Kosovë - Serbi.

Preshevë, 25.02.2019
Këshilli për Informim i
Partisë për Veprim Demokratik