Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Mos i fol shoferit" ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi, e cila ka folur më shumë për jetën e saj dhe projektet e së ardhmesh.
Greta ndër të tjera ka treguar dhe një ngjarje që i ka ndodhur asaj dhe artistëve të tjerë në një koncert. Siç rrëfeu Greta ata ishin nisur për një koncert gjigand në Zvicër, mirëpo përfunduar të këndonin për 10 veta.
“Kemi qenë një herë në Zvicër, u bënë disa vite dhe kam qenë unë, Elita 5, Zanfina, Shkurte Fejza, Manjola Nallbani. U bë koncerti në një pallat sporti. Por në atë kohë secili nga ne mund të mblidhte 2 mijë vetë në një diskotekë tjetër të famshëm. Por të gjithë bashkë mblodhëm 10 vetë. Ishte bërë një super organizim dhe ne thamë këtu do bëhet nami. Organizatori i koncertit u zhduk dy-tre orë. U shqetësuam shumë dhe kur erdhi ai, e pyetëm, si qe puna? Këtu tha, para 2-3 vitesh ka kënduar një grup i famshëm roku dhe rinia kanë pr.erë da.marët dhe ky vend është mbushur dhe mbahet si vend i keq. Ai nga ajo kohë nuk bëri më kurrë koncerte.”, rrëfeu këngëtarja.