• E mërkurë / Jul-09 04:33
  • Kontakt

''Komuna e Presheves në pritje te Vitit të Ri 2020''

''Komuna e Presheves në pritje te Vitit të Ri 2020''

Komuna e Preshevës, ka më shumë se dy muaj që kishte kontraktuar Kompani private lokale për zbukurimin e qytetit të Preshevës. Gjë e cila u pershendet dhe u mirprit me pozitivitet  nga qytetarët e shumtë të komunës së Preshevës.
Edhe pse opozita lokale kishte kritikuar punëkryesit e projektit për ndriçim e qytetit me rastin e fundëvitit, qytetarët lokal një gjë të tillë e kishin cilësuar si një gjë pozitive dhe pak më ndryshe se fundviteve të kaluara.

Ajo që sot vërehet edhe ngelet e pa shpjegueshme dhe absurde, është fakti që edhe pas dy muajve që kane kaluar nga festat, dritat ende nuk janë larguar nga disa pjesë të qytetit e veçanarisht ato në objektin e Komunes së Preshevës.

Është neglizhencë e pushtetit lokal apo paaftesi e punëkryesit, kjo u ngelet organeve drejtuese të Komunës së Preshevës të arsyetojnë faktin, se perse ende ndriçimi vazhdon të jetë i vendosur në objektin e Komunës.