Digjet në tërësi pemishtja me 500 fidane në fshatin Tërrnavë (foto)

Digjet në tërësi pemishtja me 500 fidane në fshatin Tërrnavë

Më date 20. 02 .2019 ditë e Mërkurë në orët e pasdites janë djegur në tërsi pemët e pemishtes në fshatin Tërrnavë të pronarit Ekrem Salihu, nga persona të pa përgjegjshëm. Fillimi i kultivimit të këtyre  pemëve ka filluar para 5 viteve dhe numri i tyre është rreth 500. Pronari i pemishtës z.Salihu kërkon nga organet kompetente që të marrin masa rreth këtyre ngjarjeve që po ndodhin duke mos i lejuar ndezjen e zjarreve në hapsira që rrezikojnë botën bimore e shtazore, gjithashtu të hetohen dhe denohen kryersit e këtyre veprave.