Shaip Kamberi prit në takim ambasadorin e Delegacionit të Unionit evropian në Sërbi Sem Fabriz

Shaip Kamberi prit në takim ambasadorin e Delegacionit të Unionit evropian në Sërbi Sem Fabriz

Në takim me ambasadorin e Delegacionit të Unionit evropian në Sërbi, SH.T. Sem Fabrizi, biseduam për situatën politike në Luginë të Preshevës, prioritetet e Komunës së Bujanocit për vitin 2019, problemin e nostrifikimit të diplomave dhe ngecjen e integrimit të shqiptarëve në institucione shtetërore.

Njoftova ambasadorin Fabrizi për rëndësinë e privatizimit të Banjës së Bujanocit dhe ndikimin e sajë në zhvillimin ekonomik të komunës tonë.

Poashtu informova z. Fabrizi që komuna e Bujanocit është në përfundim të projekt - dokumentacionit për trajtimin e ujërave të zeza, projekt ky që u cilësua si tejet atraktiv me mundësi të financimit edhe nga Bashkimi evropian.

Bujanoci sot ishte qendër e ndarjes së granteve të programit EU PRO për bizneset private të cilat kanë arritur të sigurojnë përkrahje nga konkursi i këtij programi.