Tmerr në Siri, zbulohet varreza masive me 3500 viktima të ISIS

Tmerr në Siri, zbulohet varreza masive me 3500 viktima të ISIS

Një varrezë masive e mbushur me trupat e 3500 njerëzve është gjetur në ish-fortesën e ISIS, Raqa të Sirisë.

Aty u gjetën dy varre të thellë, jashtë qytetit sirian në një zonë periferike bujqësore Al-Fukheikha muajin e kaluar, më shumë se një vit pasi forcat e mbështetura nga ShBA larguan prezencën e organizatës terroriste në qytet.

Ekspertët besojnë se varreza masive më e madhe që gjendet në rajon, përcjell gsh, mund të ndihmojë në identifikimin e disa mijëra njerëzve që besohet të jenë vrarë nga ISIS, por fati i të cilëve mbetet i panjohur.

Zbulimi më i fundit është varreza më e madhe masive që gjendet në rajon.