“Gabim i bukur”, kënga e re nga Adelina Berisha

Edhe një këngë e re do t’i shtohet estradës muzikore shqiptare.

Bëhet fjalë për Adelina Berishën, e cila shumë shpejt do të sjell projektin e ri para fansave.

Bukuroshja këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale teksa ka zbuluar edhe emrin e këngës së re.

“Gabim i bukur, shumë shpejt. Qëndroni gati”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram këngëtarja jonë.

Adelina përveç se me muzikë tani është e angazhuar edhe në një fushë tjetër, atë të biznesit. Ajo ka hapur një dyqan me fustane solemne.

Ndryshe, “Lema” është kënga e fundit e Berishës, e cila deri më tani është shikuar mbi tre milionë herë në YouTube.