E humbi vajzën e tij Bubulinën të vetmin fëmijë dhe kjo e tronditi pamasë artistin e madh Çun Lajçi, dhe jo vetëm.
Dhimbje të madhe bashkë ndjeu çdokush që kuptoi për vdekjen në moshë të re të vajzës së tij.
Kjo temë do të jetë e diskutueshme vazhdimisht, derisa Çuni të mos i ndalojë vargjet rrënqethëse ndaj të bijës së njderë, e që me doemos po marrin vëmendje mediatike.
Por, kësaj radhe emri i aktorit të madh shqiptar do të përmendet në kuadër të artit.
“Eh, 1996 diku në Zvicër ne nji koncert me këngëtaren Violeta Kajtazi… ishte krejt ndryshe nga koncertet e sotme”, ishte përshkrimi i Çunit bashkëngjitur fotos që do të ju sjellim në vazhdim e nxjerrur nga arkivat, transmetonkosovarja.
I mallëngjyer për kohën e atëhershme të vlerës së artit, aktori e rikthen përmes këtij imazhi ku shihet krahë këngëtares së njohur Violeta Kajtazi, që të dy me veshje kombëtare që u shkonin aq shumë.
Padyshim Çuni e ndien nevojën e rikthimit të kujtimeve të tilla kohë pas kohe, për të dëshmuar vlerat e tij të kahmotshme dhe kontributin e dhënë, duke u lënë në ndër dije institucioneve se sa pak u lartësua nga ana e tyre.