Thaçi i dhuron medalje Sabri Fejzullahut

Thaçi i dhuron medalje Sabri Fejzullahut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se sot ka dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave”, këngëtarin Sabri Fejzullahu

“Gati tërë jetën e tij Sabriu na ka argëtuar me këngën dhe humorin e tij. Na ka treguar bukuritë e jetës, por edhe na ka bërë të mendojmë për detyrat dhe obligimet për shoqërinë tonë”, ka shkruar Thaçi

Postimi i plotë i tij:

Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova një prej këngëtarëve më të pëlqyer të publikun tonë për më shumë se gjysmëshekulli. Gati tërë jetën e tij Sabriu na ka argëtuar me këngën dhe humorin e tij. Na ka treguar bukuritë e jetës, por edhe na ka bërë të mendojmë për detyrat dhe obligimet për shoqërinë tonë.

Ndryshe, Thaçi ka shpërndarë dhjetëra medalje të tilla. Shumë nga personalitetet e njohura për publikun kosovar nuk kanë pranuar të marrin medalje nga Thaçi.