Afërdita Osmani nderohet me çmimin ''Mësuesja e vitit'', për vitin 2019 në ShBA

Afërdita Osmani nderohet me çmimin “Mësuesja e vitit”, për vitin 2019 në ShBA

E lindur dhe e rritur ne Amerikë, Afërdita Osmani për më shumë se gjashtëmbëdhjetë vjet ka qenë dhe është një mësuese e dalluar, jo vetëm në vendin e largët përtej Atlantikut, por edhe në vendin e saj të  origjinës Kosovën.

Nxënësit, e sidomos ata me nevoja të  veçanta, për Afërditën janë motiv dhe shtysë, që ajo e bënë punën e saj çdo ditë me dashuri, e për të  cilën nuk kanë munguar as sukseset.

Në  një intervistë për Telegrafin, Afërdita tregon se kur e ka kuptuar se profesioni i saj në  të  ardhmen do të jetë mësimdhënia, kush e ka mbështetur në rrugëtimin e saj, përvoja që ajo ka pasur edhe në Shkollën Amerikane në Kosovë, dhe shumë gjëra të tjera.

Ajo ishte në një moshë të hershme, pra në moshën 12 vjeç, kur e ka kuptuar se donte të ishte një mësuese, ku do të ndihmonte fëmijët të gjenin rrugën e tyre, siç kishin bërë shumë mësues të saj për të gjatë udhëtimit të saj.

Çmimin e fituar, Afërdita ja dedikon të gjithëve, familjes, kolegëve, nxënësve dhe miqve të  saj.

“Këtë çmim e ndajë me të gjithë ata që më kanë ndihmuar të jem aty ku unë jam sot. Janë prindërit e mi, që instaluan në mua krenarin, respektin dhe dashurinë për atë se kush jemi sot, janë  vëllezërit dhe motra ime, të cilët gjithmonë kanë qenë me mua, duke më mbështetur me shumë dashuri, është vajza ime, që  është drita e syve të  mi, miqtë dhe kolegët e mi nga e gjithë bota, të cilët kanë qenë nga ana ime, dhe pa dyshim në fund, nxënësit e mi, me të  cilët kam pasur privilegjin të punojë”, tha në  intervistë Afërdita Osmani.

Telegrafi: Znj. Osmani, organizata e Grave Shqiptaro Amerikane, “Motrat Qiriazi”, ju ka veçuar për të arriturat tuaja në fushën e mësuesisë, duke ju nderuar me çmimin më të veçantë për vitin 2019, për mësuesin e vitit. E keni pritur këtë çmim dhe çka do të thotë për ju, ky çmim?

Aferdita Osmani: Është një nder i madh të nderohem nga Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane, “Motrat Qiriazi”, me çmimin mësuesja e vitit. Jo, unë nuk e prisja këtë nder të madh, dhe i gjithë ky proces ka qenë kaq i papritur, dhe pa dyshim shumë i dobishëm, dhe të gjithë së bashku i përulemi këtij vlerësimi. Vëllai im, Bashkimi, ishte i vetmi që kërkonte të kuptonte lidhur me procesin e emërimit, apo nominim, dhe më tha : “Afërdita, ti je një nga mësueset më të forta që njohë unë, që punon shumë, dhe që jep gjithçka nga vetja për nxënësit”.

Fjalët e tij, thonë shumë për mua. Është një gjë e vogël që u jep edukatorëve për të vazhduar edhe më tutje rrugën e tyre. Unë me të vërtetë e dua atë që bëjë, dhe ndihem shumë e bekuar që kam pasur një mundësi të tillë. Përvojat  dhe të punuarit me shumë nxënës të ndryshëm, me stafin e shkollës, dhe me prindërit, është thjesht e mahnitshme.

Ky çmim, për mua vërteton edhe ditët e vështira. Ditët kur jam ndjerë sikur unë nuk po mundem të bëjë ndryshime, apo të kem ndikim. Si edukatore, shpesh herë jam ndjerë sikur nuk jam parë apo vlerësuar sa duhet, për atë që bëjmë. Por, ky çmim më ka rivendos apo ripërtërijë, që vendi im i mësueses të jetë më i fuqishëm në klasë.  Urimet e panumërta  që kamë marrë për këtë çmim, jo vetëm nga komuniteti ynë shqiptar, por edhe nga nxënësit dhe ish-nxënësit e mi këtu dhe nga ata që janë më larg, më bëjnë të përulem me dashuri, dhe të jem e bekuar nga të gjithë për të bërë atë që bëjë unë ditë e natë.

Kush ju ka ndihmuar në rrugëtimin tuaj, e që ju sot jeni një mësuese e dalluar në komunitet?

Afërdita Osmani: Prindërit, vëllezërit  dhe motra, më kanë ndihmuar në këtë rrugëtim. Prindërit e mi që nga mosha e re më kanë edukuar që gjithmonë të jem vetvetja, kush jam dhe çfarë kam për të ofruar. Respekti vjen kur ju e jepni atë, prandaj hapni sytë dhe merrni atë që është përreth jush, dhe mësoni nga të gjithë çdo gjë, çdo përvojë që ju rrethon.

Familja ime, gjithmonë më ka mbështetur përgjatë karrierës sime. Ata dëgjonin tregimet e mija me shumë durim, dhe po ashtu më shumë durim kanë vërejtur edhe zhgënjimin përmes zërit tim, sa i përket aspekteve të sistemit arsimor, për të cilat unë nuk jam pajtuar. Shpesh herë më kanë ngacmuar me nxënësit e mi, kur ata shpejt bëheshin  “Fëmijët e mi”, për faktin se sa i shumë i dua nxënësit e mi.

Përgjatë udhëtimit tim, mësuesit e mi ishin pjesë e rëndësishme e udhëtimit tim, pasi që ata ishin aty për të më shtyrë mua, dhe për të mos më lejuar që unë të dorëzohem. Mësuesit më kanë mësuar që të kem guximin për ta sfiduar vetën nga të tjerët, e po ashtu edhe për të gjetur forcën duke vlerësuar edhe dobësitë e mia.

Kolegët e mi, janë familja ime e dytë, sepse ata janë të lidhur me mua, jo vetëm në profesionin tonë, por edhe përmes zemrave tona. Lidhja ndërmjet edukatorëve, është që të japim sa më shumë që mundem nga vetja, në mënyrë që nxënësit, apo studentët, të rriten në frymën më të mirë, dhe të jenë personat më të mirë në jetë.  Kolegët e mi, janë njerëzit që punojnë krahë për krahë, me mua, me të cilët bashkë mundohemi ta shohim ndryshimin, shpresën, inkurajimin që gjeneratat e reja mund ta provojnë përmes edukimit. Ndërkaq, të fundit, por jo më pak të rëndësishëm janë nxënësit e mi, sepse çdo nxënës që kam pasur privilegjin të punoj më ta, jo vetëm që ma kanë lejuar të rritem si mësuese, por nga ata fëmijë dhe të rinj kam mësuar se si të qesh pak më shumë, të jem e buzëqeshur gjithmonë dhe të kuptoj se dashuria është pak më e vështirë të arrihet.

Për më shumë se gjashtëmbëdhjetë vjet, jeni pjesë e mësimdhënies. Në çfarë moshe e keni kuptuar se profesioni juaj në të ardhmen, do të jetë profesioni i mësueses?

Afërdita Osmani: Unë isha vetëm dymbëdhjetë vjeç, dhe më duhej të përfundoja provimin e shtetit të Nju Jorkut (si shumë fëmijë në moshën time) dhe në atë provim të standardizuar pyetja e esesë ishte të shkruaja për atë se, ku e shihni veten tuaj në të ardhëm. Përgjigjja ime atëherë ishte një mësuese, dhe që nga ajo ditë, pjesa tjetër ishte vetëm një histori.

Cilat kanë qenë arsyet që ju kanë shtyrë që të jeni një mësuese në të ardhmen?

Afërdita Osmani: Dua ta përmendi se shkolla ime nuk ishte gjithmonë e lehtë për mua, pasi që kam luftuar shumë, veçanërisht për notat  e klasës fillore! Do duhet të ktheheshim nga pushimet verore nga Kosova, dhe në një aspekt gjuha shqipe e imja ishte e rrjedhshme, pasi që isha për dy muaj e gjysmë atje, por në anën tjetër, anglishtja ime pak a shumë ishte ngecur.

Tranzicioni ishte i vështirë dhe në kohë frustuese, por përkushtimi dhe gatishmëria e mësuesve të mi të punojnë më shumë me mua, më ka dhënë kurajë që këtë pengesë ta kaloj me shumë lehtësi. Dua të përmendi njërën ndër kujtimet e mija të hershme të një mësuese, e cila ka përdorur të gjitha mënyrat e saj për të më ndihmuar mua e që shkon aq larg si klasa e parë. Ndërsa unë u rrita, mësuesit e mijë kurrë nuk u lëkundën duke më mbështetur.

Unë doja të bëhem si ata! Ashtu si mësuesit e mi që më dhanë aq shumë! Mënyra ime ,është për të thënë, “Faleminderit!”, për ta, për gjithçka që ata bënë për mua.

Znj. Osmani, në vitin 2017, ju si një shqiptaro-amerikane, që jeni lindur dhe rritur në Amerikë, keni marrë një vendim, që të ktheheni në Kosovë.  Çka ju ka shtyrë të merrni një vendim të tillë, sa kohë keni qëndruar në Kosovë, cilave klasa ju keni dhënë mësim, dhe na flisni pak për përvojën tënde të mësimdhënies në Kosovë?

Afërdita Osmani: Në dhjetor të viti 2007, unë u zhvendosa në Prishtinë, për dashuri, dhe qëndrova atje për shumë arsye të tjera. Duhet përmendur se kam mbaruar studimet master, dhe po ashtu edhe kam bërë certifikimin e provimeve, dhe pas të gjitha këtyre proceduarve në fund isha një mësuese e certifikuar. Në atë kohë, unë nuk kisha një pozicion mësimor me kohë të plotë, dhe kështu marrja e vendimit për tu zhvendosur në Kosovë, ishte e lehtë për mua. E dija që prindërit e mi do ta mbështesin vendimin tim, sepse unë po shkoj në Kosovë. Shkollimi im ishte i plotë, dhe asgjë nuk më pengoj për ta marrë këtë hap.

Sa kam jetuar në Prishtinë, kohëzgjatja e qëndrimit tim, ishte një eksperiencë e mahnitshme pasi menjëherë  kur u transferova në Kosovë, vendi shpalli Pavarësinë dhe unë isha atje për këtë ngjarje shumë të rëndësishme dhe të paharruar për mua! Kam kaluar gjashtë muaj pa punë dhe ishte e vështirë të jem në atë gjendje. Humba  jo vetëm klasën, por edhe nxënësit gjatë asaj kohe të cilët më kanë munguar.

Gjatë kësaj kohe, sa nuk isha duke punuar, ecja pranë Shkollës Amerikane të Kosovës, dhe mendoja se po të isha pjesë e kësaj shkolle, do të ishte një përvojë mahnitëse, prandaj edhe doja të punoja aty.

Në fund të gushtit të viti 2008, erdhi mundësia apo fati, që shkolla të kërkonte një mësues të  gjuhës angleze. Shkova për intervistën dhe arsimimi im, gradat dhe certifikatat që kisha me vete, kishin të bënin më shumë sesa ato që shkolla po kërkonin. Mua mu ofrua puna po atë ditë në pranë Shkollës Amerikane të Kosovës. Gjë e mirë ishte se shkolla do të fillonte mësimin brenda pak ditësh. Isha kaq e ngazëllyer, por në të njëjtën kohë edhe e befasuar. Kam mësuar anglisht në klasat e  5, 6, 7, 8 dhe një klasë, të klasës së nëntë. Isha shumë e emocionuar, pasi që kisha një klasë ku takoja nxënësit e mi.

Kam kaluar dy vjet në shkollën ASK (Shkolla Amerikane e Kosovës) dhe gjatë asaj kohe kam rënë në dashuri me nxënësit e mi. Ndërsa, unë rri këtu duke menduar për ta dhe kohën time atje, menjëherë filloj të buzëqeshi. Unë nuk po them se të gjithë nxënësit e mi ishin engjëj dhe bënin gjithçka që kërkoja prej tyre. Jo! Aspak! Por ata ishin fëmijë, dhe kjo ishte puna e tyre për të më testuar mua. Unë besoj se shumë prej tyre më kanë testuar. Në atë kohë kam hyrë më  shpesh në klasën time, se sa që tani e bëjë, Ata ishin seriozë, të vendosur në rregullat e mia, dhe të ndershëm në çdo hap të rrugës së tyre.

Dua të përmendi se përpara klasës sime isha jo vetëm e vështirë, por edhe sigurt në kërkesat e mija ndaj nxënësve, pasi që e dija se çfarë kam për t’ju ofruar atyre dhe atë e bëja nga zemra. U kërkoja nxënësve ta shtyjnë vetën dhe të heqin dorë nga ngushëllimi i të mësuarit. Nxënësit e mi në ASK, më kanë vërejtur se si isha, pasi që ata i konsideroja si fëmijët e mi. Nuk dua të harroj se mirësia, besnikëria dhe dashuria e tyre ishin dhe do të mbesin për mua të papërshkrueshme.

Ato mendje të reja të mbushura me premtime dhe dashuri, thjesht ishin gjithçka që unë ju dhashë atyre. Për t’i parë ata se si rriteshin, jo vetëm në procesin e tyre të të menduarit, por edhe të aftësive të tyre të të shkruarit ishte e mahnitshme. Unë kam pasur nxënëses, që në fillim të vitit shkollor nuk kanë ditur asnjë fjalë të gjuhës angleze, por deri në fund të vitit shkollor, ata shkruanin, lexonin  dhe flisnin gjuhën angleze shkëlqyeshëm.

Çdo shkollë i ka sfida dhe frustrimet e veta. Shkolla dhe stafi atje kanë bënë maksimumin e tyre, çdo ditë për nxënësit. Megjithatë, unë u largova nga Kosova në korrik të vitit 2010, dhe ende e konsideroj një eksperiencë dhe përvojë që më ka ndihmuar shumë që unë të jem një mësuese që jam sot.

 Keni ndonjë komunikim me nxënësit tuaj në Kosovë?

Afërdita OsmaniNë shoqërinë e sotme, janë rrjetet sociale ato që njerëzit të qëndrojnë në kontakt me njëri tjetrin. Unë kurrë nuk e humbni kontaktin apo komunikimin me njerëzit. Kam qenë me të vërtetë e bekuar që kam pasur privilegjin të mësoj nxënësit që kam pasur në ASK.

Kam pasur mundësitë për të parë arritjet e tyre, sukseset, momente historike në jetën e tyre nga larg. Ata nuk janë më fëmijë, janë të rritur dhe krenohem me arritjet e tyre. Komunikimi me ata ka qenë dhe është si, komentet për fotografitë e tyre në rrjetet sociale, komunikimet përmes e-maileve,  telefonatat dhe madje me disa prej tyre i kam takuar kur isha herën e fundit në Prishtinë.

Përpos që jeni një mësuese shumë e suksesshme, ju jeni edhe një nënë e dashur për vajzën tuaj. Na flisni pak për jetën tuaj në raport me nxënësit- familjen dhe sidomos me vajzën tuaj?

Afërdita Osmani: Ne mund të jemi këtu përgjithmonë. Këto janë aspektet e jetës sime që më bëjnë mua dhe vetëm mua!, e që vazhdimisht janë të koklavitura dhe të përziera së bashku, sepse kjo është ajo që unë jam. Familja ime, vajza, miqtë, nxënësit dhe kolegët, të gjithë janë të lidhur me mua, nëse ata e duan një gjë të tillë. Unë më të vërtetë nuk i pyes ata, asnjëherë për këtë çështje!

Vajza ime Fiona është thjesht drita e jetës sime. Paraqitja e saj për jetën e bën të buzëqesh. Ajo është aq e pavarur, e zjarrtë, e dashur, por edhe një vajzë e vogël shumë qesharake. Ajo i bën të gjithë përreth saj ta duan atë. Fiona në moshën e saj të re, ka një kokëfortësi, ku nuk e ndryshon mendjen, madje as për një çokollatë. Unë vetëm dua kur ajo është duke mësuar diçka, lidhja jonë të jetë vetëm përmes një buzëqeshjeje. Ajo nuk pretë për të shpjeguar ose për të mësuar se çfarë mësoi gjatë ditës. Më pëlqen që kam mundësi të shoh atë se si mëson. Jeta e një katër vjeçare thjeshtë është një perspektivë e mirë.

Kur vajza ime ka një mundësi për të ardhur në punë me mua, Fiona do të hyjë në derën e Shkollës së Lartë Port Chester dhe thotë, “Mirë Shoqëri Jam këtu! “, sikur e gjithë ndërtesa e pret atë. Nxënësit e mi e adhurojnë, dhe kanë dëshirë ta takojnë atë, Ajo dallohet për shakat e saj. Ajo shkëmben shaka me nxënësit e klasës së dhjetë, klasën e dymbëdhjetë dhe ndjehet sikur ata kanë një kërkesë për të, sepse ata e kanë njohur atë më gjatë. Mund të them se Fiona është e rehatshme në shkollë sikur në shtëpi.

Familja ime, të paarritshmet dhe të arriturat e jetës sime, janë pjesë e përditshme e mësimeve të mija, Ato i lidhë më përvojën e jetës sime, të mirë, të keqe dhe të shëmtuar. Kjo është një mënyrë për mua të krijoj lidhje dhe t’i ekspozoj njerëzit në shumë komponentë të jetës sime, e  që më bëjnë të plotë. Familja ime, kultura dhe feja janë shumë të pranishme për studentët e mi dhe anasjelltas.


Znj. Osmani, përpos që jeni një mësuese e dalluar për nxënësit e rregullt, ju jeni edhe mësuese e fëmijëve më nevoja të veçanta (Special Education) dhe e fëmijëve me një shkallë të lartë të inteligjencës (IQ). Cila prej të tria këtyre kategorive që ju jeni mësuese e këtyre nxënëse, e veçoni më së shumti?

Afërdita Osmani: Kur fillova profesionin tim të mësimdhënies me nxënësit, do të thosha nxënësit e Edukimit Special, kategori kjo me të cilin doja të punoja. Kjo, kategori ishte zemra e nxënësve të mi, dhe një nga arsyet se pse unë u bëra mësuese. Në pyetjen që keni kërkuar nga unë, ju mund të shihni se sa me fat jam! Kam kënaqësinë të punoj me të gjithë llojet e nxënësve me aftësi të ndryshme.

Tani dhe në fund të fundit ata janë të gjithë nxënësit e mi. Secili grup sjell grupin e vet të sfidave dhe zhgënjimin. Në fund, shpërblimi i shikimit të nxënësve është të kalojnë nëpër fazën e diplomimit, e që është një nga përvojat më të kënaqshme ndonjëherë. Me sukseset e tyre, unë tingëllojë si një nënë e tillë!

Megjithëse jetoni dhe punoni në Amerikë, ju jeni shqiptare nga Kosova, ku keni bërë krenarë gjithë popullin tuaj me çmimin që keni fituar. A do të thotë kjo, se ky çmim është një vetëbesim i juaji, që edhe në të ardhmen, të nderoheni me çmime të tjera të kësaj natyre, dhe ta nderoni fillimisht familjen tuaj, e edhe popullin tënd shqiptar, kudo që jetojnë ata?  

Afërdita Osmani: Prindërit e mi më rritën mua, që të krenohen me atë se kush jam fillimisht,  dhe të kem respekt për të tjerët. Duke qenë një shqiptaro-amerikan, kjo e përcakton se kush jam profesionalisht dhe personalisht. Vëllezërit e motra ime, e vlerësojmë vështirësitë që hasën prindërit tanë kur emigruan në Shtetet e Bashkuara. Kalimi nga një shtëpi dhe vend, që kanë dashur, në një vend  tjetër, thjesht mund të humbë vetën. Kur them të humbasësh veten, dua të them kulturën, traditën, gjuhën që përcakton se kush janë njerëzit. Ne ishim bekuam që u rritëm në një shtëpi ku kishte shqiptar nga Kosova. Prindërit tanë punon shumë për të siguruar që ne ta dimë gjuhën shqipe dhe të mbahemi fortë për rrënjët tona.

Prandaj, këtë çmim e ndajë me të gjithë ata që më kanë ndihmuar të jem aty ku unë jam sot. Janë prindërit e mi, që instaluan në mua krenarin, respektin dhe dashurinë për atë se kush jemi sot dhe ku kemi ardhur. Vëllezërit dhe motra ime, të cilët gjithmonë kanë qenë me mua, duke më mbështetur me shumë dashuri, edhe atëherë kur unë nuk e kuptoja mendimin tim. Vajza ime që më lejoj ta kem mundësinë për t’i mësuar të gjitha pjesët e mrekullueshme të kulturës, e fesë së vendit tim. Për t’i treguar asaj se çdo gjë është e mundur për sa kohë që ju e dini se kush jeni, ku shkoni dhe çka dëshironi. Familja ime e zgjeruar që është përkufizimi i zërit, i dashurisë dhe mbështetjes sime. Miqtë dhe kolegët e mi nga e gjithë bota, që kanë qenë nga ana ime, duke u përpjekur për të bërë të njëjtin ndryshim në botë, siç kam bërë unë me nxënësit e mi në një kohë. Dhe, pa dyshim në fund, nxënësit e mi! Kam mësuar aq shumë nga nxënësit, me të cilët kam pasur privilegjin të punojë.

Mësimi dhe mësimdhënia janë dy anë të rrugës, me të cilat kam fituar aq shumë nga ata. Unë e di shumë mirë, që shumë prej tyre nuk janë më fëmijë, por në sytë e mi ata gjithmonë do të jenë fëmijët e mi!

Kështu qe po! Ky çmim më bën shumë krenar që jam shqiptaro-amerikan. Më bënë të buzëqesh pak më shumë, sepse e di që familja ime, miqtë, kolegët dhe nxënësit janë shumë krenarë për mua.