Reagon ashpër profesori i Parisit: Hallin e Thaçit e dimë, çka dreqin ka që e fut hundën Edi Rama?

Reagon ashpër profesori i Parisit: Hallin e Thaçit e dimë, çka dreqin ka që e fut hundën Edi Rama?

Profesori i Shkencave Politike në Paris, Nezir Kraki, ka bërë një reagim të ashpër në drejtim të kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Ai thotë se hallin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e dimë, por atë të Edi Ramës nuk po arrijmë ta kuptojmë në shqipet e Kosovës.

Kraki përmes një postimi në Facebook, pyet se çka dreqin ka që e fut hundën në tema kaq të rënda dhe të panjohura për të?

“Hallin e Hashim Thaçit e dimë por atë të Edi Rames nuk po arrijmë ta kuptojmë në shqipet e Kosovës. Çka dreqin ka që e fut hundën në tema kaq të rënda dhe të panjohura për të?”, ka shkruar Kraki në Facebook.