Kryetari i Bashkësisë Islame feston ditëlindjen me muzikë, Naimi dhe Mihrija përkujdesen për këtë

Kryetari i Bashkësisë Islame feston ditëlindjen me muzikë, Naimi dhe Mihrija përkujdesen për këtë

Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi ka festuar ditelindjen me muzikë live me Naimin dhe Mihrije Brahën.

Videon nga festa e ka publikuar një profil në Facebook Xhamia e Isabeut, e cila thuhet se menaxhohet nga antarët e BFI-së.

Ajo çka është e çuditshme është se janë fetë ato, e edhe ajo islame që ndalojnë luksin dhe festimet glamuroze por duket që kjo nuk e ka pënguar kryetarin e Bashkësisë islame në Maqedoni, që ditëlindjën ta festojë me muzikë dhe dy këngetarët e famshëm shqiptarë.

Disa grupe dhe imamë madje e konsiderojnë haram muzikën dhe festimin e ditëlindjes, por Rexhepi duket që si takon as kësaj kategorie.

Naim Abazi ka thënë se Sylejman Rexhepi, është hoxhë i moderuar, duke shtuar se të dy së bashku një ditë do të shkojnë edhe në ndonjë klub nate.

Të pranishëm në festën e ditëlindjes së Rexhepit, kanë qenë edhe disa politikanë shqiptarë të Maqedonisë.