Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, ka takuar Nancy Pelosi, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, presidenti Thaçi, ka thënë se në Uashington, kur është në pyetje Kosova, të gjithë flasin me një zë në përkrahje të marrëveshjes së paqes.
Postimi i plotë i presidentit Thaçi pa ndërhyrje:
Nancy Pelosi është mike e vjetër e Kosovës dhe për këtë i shpreha mirënjohje gjatë Lutjeve të Mëngjesit.
Në Uashington, kur është në pyetje Kosova, të gjithë flasin me një zë në përkrahje të marrëveshjes së paqes.