Konjufca dorëzon padinë për shpifje ndaj Molliqajt

Konjufca dorëzon padinë për shpifje ndaj Molliqajt

Unë përveç deklaratës së tij, nuk kam çfarë t’i ofroj tjetër gjykatës. Mezi po pres të përballem me të në gjykatë. Jam i gatshëm t’i sjelli 1000 njerëz për ta mbrojtur të vërtetën e Dardani nuk mundet as edhe një të vetëm”, ka thënë Konjufca

Glauk Konjufca, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka dorëzuar sot padi në gjykatë, për shpifje kundër deputetit Dardan Molliqaj.

Konjufca tha se është shpifje e patolerueshme që dënohet me ligjet e Kosovës.

"Erdha këtu para pallatit të drejtësisë dhe po drejtohem kah Gjykata Themelore, jam këtu për ta paditur shpifësin Dardan Molliqaj, i cili ka thënë edhe në Kuvend të Kosovës, por sa për Kuvend të Kosovës ai e ka imunitetin nuk kisha pas çka me i bo, por sa i përket deklaratës së tij në njërin prej televizioneve tona publike se unë kam qenë punëtor i SHIK-ut dhe kam punuar për SHIK-un. E kam marrë deklaratën e tij me vete dhe do ta padisë në Gjykatën Themelore këtu në Pallatin e Drejtësisë. Është një shpifje e patolërueshme e cila dënohet me ligje të Kosovës. Ne kemi një legjislacion që e trajton këtë çështje. Ky ka qenë një mashtrim për të cilin ai duhet të jap llogari. Ai ka thënë publikisht që unë duhet ta demantoj, unë jo që po e demantoj por po e padis Dardan Molliqajn", tha ai.

"Nga Pallati i Drejtësisë, i bëj thirrje Dardan Molliqajt t'i qes krejt çka ka për mua dhe ShIK-un", shtoi ai.

Ndërsa Dardan Molliqaj përmes një statusi në Facebook, i ka kërkuar Konjufcës përballje televizive për siç thotë ai ‘ti qitur të gjitha në shesh’.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, para dorëzimit të padisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër Dardan Molliqajt të PSD-së, ka thënë se ka ardhur për ta paditur “shpifësin Molliqaj”, për deklaratat e tij se kinse ka qenë punëtor i SHIK-ut.

“Është një shpifje e patolerueshme dhe ai duhet të japë llogari. Jo veç që po e demantoj, por po i bëj thirrje publikisht t’i bëjë publike çfarëdo prove që ka për këtë që ka thënë. Unë përveç deklaratës së tij, nuk kam çfarë t’i ofroj tjetër gjykatës. Mezi po pres të përballem me të në gjykatë. Jam i gatshëm t’i sjelli 1000 njerëz për ta mbrojtur të vërtetën e Dardani nuk mundet as edhe një të vetëm”, ka thënë Konjufca