Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka rrëfyer një takim me Carl Bildt, diplomati suedez i cili tashmë është shprehur kundër ndryshimit të kufijve Kosovë – Serbi.
Ai ka thënë se Bildt i shkoi në zyrë duke i sugjeruar ndarjen e Kosovës, bisedë të cilën presideneti shprehet se e ka konsideruar të papranueshme.
”Carl Bildt erdhi tek unë dhe ka thënë, thjesht duhet me u nda Kosova”.
”Ka ardhur në zyrën time ka thënë, kjo pjesë është e humbur për Kosovën dhe duhet të ndahet”.
”Unë i kam thënë, nuk mund të diskutoj gjëra të tilla, kaq! Tung.”, është shprehur ai në ”Të Paekspozuarit”.