Telefonata e këshilltarit për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, John Bolton, në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë që situata të jetë shumë serioze dhe Kosovës ju është dhënë ultimatum për pezullimin e taksës.
Liderët kryesorë të vendit, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj janë mbledhur sërish për një takim në Presidencë.
Kjo telefonatë e Boltonit, duket se ka ‘shkundur’ liderët e vendit për pezullimin e taksës, pasi këta të fundit gjatë ditës nuk pranuan të pezullojnë taksën pas takimit me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Metro pas pak do të ju sjell kushtet dhe ultimatumin që Bolton i ka dhënë Kosovës.