• E mërkurë / Jul-09 17:03
  • Kontakt

Vazhdojnë të jenë të bllokuara institucionet publike në Preshevë

Vazhdojnë të jenë të bllokuara institucionet publike në Preshevë

Shtëpia e Kulturës, Biblioteka e qytetit, Zyra për të Rinj, Partia Demokratike Shqiptare po vazhdojn ende të jenë të pllombuara.

Dyert e këtyre institucioneve, të cilat themelues i disave është Kuvendi Komunal i Preshevës, janë mbyllur me 16 nëntor 2018 dhe askush nuk di se a është duke u angazhuar dikush për rihapjen e tyre e aq më pak që dikush nga kompetentët të informoj qytetarët se kur do të hapen dyert e këtyre institucioneve të rendësishme për qytetarët e Preshevës, pas gati tre muaj të mbyllura.