Vucic dhe Hahn në telefon: Diskutohet përsëri taksa 100%

Vucic dhe Hahn në telefon: Diskutohet përsëri taksa 100%

Hahn e Vucic bisedojnë të telefon për për situatën në Ballkanin Perëndimor, në veçanti marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic ka zhvilluar një bisedë telefonike me komisionerin e BE’së, Johannes Hahn me të cilin siç raportojnë mediat serbe, diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe  hapat në vijim në rrugën evropiane drejt Serbisë.

Siç njoftoi Presidenca Serbe, Vucic i përsëriti Komisionerit Hahn lidhur me pasojat që masa e vendosur nga Prishtina mund t’i sjellë.

Ai përsëri theksoi gatishmërinë e Serbisë për të vazhduar dialogun pasi Prishtina të tërhiqet nga taksa, që përveç ekonomisë serbe kërcënojnë jetën e përditshme të serbëve në Kosovë, ka thënë Vucic.

Vucic ka falënderuar komisionerin Hahhn për angazhimin në lidhje me taksën, ku thuhet se Hahn përshëndetin gatishmërinë e Serbisë për ruajtje të paqes dhe stabilitetit.