Ljajicit iu ka bërë ‘llugë’: S’po di kush është pushtet as opozitë në Kosovë

Ljajicit iu ka bërë ‘llugë’: S’po di kush është pushtet as opozitë në Kosovë

Ministri për tregti, turizëm e telekomunikacion i Serbisë Rasim Ljajic ka thënë se taksat në mallin serb i kanë shkaktuar dëm të madh Serbisë, por edhe krizë politike në Kosovë.

Sipas Ljajicit, në Kosovë më nuk dihet kush është pushtet, e kush opozitë, dhe se “Prishtina e ka helmuar atmosferën për bisedime me Beogradin”.

Ljajic sipas medieve serbe “nuk është optimist madje edhe nëse hiqen taksat se këto bisedime do të fillojnë nesër, deri sa ia kanë dalë kështu ta helmojnë atmosferën”.

Lajic ka thënë se nuk di si do të përfundojë kjo, me rënien e taksës apo me rënien e qeverisë në Prishtinë.

Ai ka thënë se është vështirë te kthehen në tregun, në të cilin tashmë janë hedhur të tjerët, duke shfrytëzuar situatën.