Lajme të reja nga ‘Apple’, ja ç’do të ndodhë me çmimet e ‘iPhone’

Prej dhjetorit të vitit të kaluar fitimet e “Apple” nga shitja e celularëve “iPhone” ranë ndjeshëm, ndaj kompania vendosi të bëjë disa ndryshime.

Sipas drejtorit ekzekutiv, Tim Cook, çmimet e celularëve iPhone do të ulen, dhe kjo do të ndodhë kryesisht në ato tregje ku monedha vendase ka pësuar shfuqizim krahasuar me dollarin.

“Ne e menduam gjatë dhe vendosëm të ulnim çmimet,  me shpresën se kjo do të na ndihmojmë me shitjet”, tha Tim Cook për “Reuters”.

“Reuters” bën me dije se çmimet e iPhonëve janë të ndryshme në tregje të vende të ndryshme por krahasuar me Britaninë dhe Shba-në, Europa ka çmimet më të larta.

Ndryshe nga gjigandët e tjerë të telefonave celularë, produktet e “Apple” nuk pësojnë ulje çmimi me kalimin e viteve.

Ky problem u bë temë e gjerë diskutimi nisur nga një artikull investigues i “Business Insider”,  por mesa duket gjërat do të ndryshojnë dhe të apasionuarit pas celularëve iPhone do të kenë tani mundësi të kursejnë disa para.