Matoshi në betejë me Daçiqin, ia kujton Tomahawk'at e NATO's në vitin 1999

Matoshi në betejë me Daçiqin, ia kujton Tomahawk'at e NATO's në vitin 1999

Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili sot ia ka drejtoi disa pyetje kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj duke thënë se Haradinaj, nuk është i vetëdijshëm për situatën në të cilën gjendet, pas letrës së dërguar te liderët botërorë.

“Nëse është ashtu, pse nuk bëhen anëtarë në Kombet e Bashkuara, INTERPOL ose UNESCO? Pse 13 shtete i kanë tërhequr njohjet dhe pse tani SHBA-ja dhe BE-ja pranojnë që të kërkohet një kompromis?”, deklaroi Daçiq për “Veçernje Novosti”.

E menjëherë pas këtyre fjalë të ministrit serb, ka reaguar edhe këshilltari politik i Haradinajt, Halil Matoshi.

Matoshi shefin e diplomacisë serbe e ka quajtur pasardhës të ‘Kasapit të Ballkanit’.
“Burri që ka dalë nga lëvozhga ku është ngjizur fashizmi i Milośsević-it, Ivica Dacić, letrës së Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, (dërguar homologëve të tij botëror) i është përgjigjur duke vënë në pah protagonizmin e tij prej një nacionalisti folklorik serb si dhe duke shfaqur armiqësinë dhe urrejtjen e tij të thellë patologjike kundër shqiptarëve dhe Kosovës. Njeriu i afërt i “Kasapit të Ballkanit”, Ministri i jashtëm i Serbisë,pyet: “Nëse është ashtu, pse nuk bëhen anëtarë në Kombet e Bashkuara, INTERPOL ose UNESCO? Pse 13 shtete i kanë tërhequr njohjet dhe pse tani SHBA dhe BE pranojnë që të kërkohet një kompromis?” (Sipas “Večernje Novosti”)”, ka shkruar këshilltari i Haradinajt në Facebook.

Tutje Matoshi e ka pyetur Dacicin “Përse u godit Serbia e drejtuar nga ish shefi i tij nga demokracistë e avancuara me ‘Tomahaëk” me 1999?

“Dhe një përgjigje telegrafike z. Dacić: Kosova “po ia shkurton” aftësitë blerëse Serbisë të migëve rusë dhe po i heq prodhimit të armëve më shumë se 500 milionë në vit dhe tarifa do tyë mbetët në fuqi për aq sa Dačić bën pyetje të tilla”, ka deklaruar ai.
Matoshi ka thënë po ashtu se Kosova është në të drejtën e saj dhe frymon edhe pa njohjen e Serbisë, edhe pa INTERPOL e UNESCO.

“...derisa bota e lirë sërish ta ndjejë rrezikun e ringjalljes së “vampirëve” serbë, që kërcënojnë sërish demokracinë në vet Serbinë duke mos i lënë rehat fqinjët e tyre. Në mijëra vjet qytetërim - dardanët kanë rregulluar jetën e tyre në durim e paqe duke i respektuar ata me të cilët e kanë ndarë hapësirën jetësore”.

Tutje Matoshi deklaron se Dačić duhet ta ketë të qartë se Kosova kurrë me asgjë nuk do ta cënojë miqësinë e përhershme me ShBA dhe pikërisht kundërshtia që po i bën Serbisë dhe Rusisë është mburojë e vlerave euro-atlantike, sëkëndejmi është rreshtuar me aleatët strategjikë kundër “Boshtit të së keqes.”

“Duke e luftuar Kosovën, ai i ka dhënë krahun krimit, sepse karriera e tij nisë mbi krimin”, shkruan Halil Matoshi.