Rreth 80 zëvendësministra nga nesër në grevë

Rreth 80 zëvendësministra nga nesër në grevë

Grevat duket se nuk do të ndalen në Kosovë, kështu pasi Ligji i ri për pagat ka prekur keq zëvendësministrat në Qeverinë e Kosovës, ata tani po kërkojnë grevë për shkak uljes së pagave të tyre.

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, iu ka bërë thirrje të gjithë zëvendësministrave duke e ditur që nuk janë pak, që të marshojnë kundër Ligjit për pagat.

Është Koci, ai i cili iu ka bërë thirrje të gjithë zëvendësministrave që nesër prej orës 12:00 të dalin e të marshojnë në sheshin “Nënë Tereza”, në shenjë pakënaqësie për Ligjin për pagat.

Postimi i plotë i Kocit pa ndërhyrje:

Ftoj gjithë zëvendësministrat(nuk jemi pak!), që nesër prej orë 12 të marshojmë në sheshin Nëna Terrze, në shënjë paknaqësie me Lugjin për pagat dhe solidarizim me gjithë grevistët!

Nuk di pse po heshtin punëtorët e Ndërrmarrjeve Publike dhe ata të Rregullatorëve ekonomik, që i kanë futë në një thes me shërbyeit civil!., ka shkruar Koci në Facebook.