Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, dhe ambasadori i Rusisë në Beograd gjatë një takimi që kanë pasur sot kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit.
Me këtë rast, ministri serb falënderoi Federatën Ruse rreth mbështetjes për siç tha “integritetin territorial të Serbisë dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje kompromisi për Kosovën”.
Gjithashtu, Vulin falënderoi për përkrahjen e qëndrimeve të Serbisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara “sa herë që interesi i Serbisë është në rrezik”