Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se as pas ultimatumeve nga ndërkombëtarët, e as pas propozimit të partnerit të tij qeveritar, Kadri Veseli, për pezullimin e taksës, ai nuk ka ndërruar mendje.
Shefi i Qeverisë thotë se qëndrimi i tij dhe i qeverisë së tij rreth taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Kryeministri tregon se nuk do ta heqë taksën, as pasi Veseli kërkoi që taksa të pezullohet për 120 ditë.
“Qëndrimi im si në letrën që e kam dërguar QUINT-it. Ai është, me cilindo variant dhe me çfarëdo çmimi”, është shprehur Haradinaj.
Kryeministri, i pyetur nëse pret që të “tradhtohet” nga PDK-ja, thotë se nuk ka ndonjë definicion të asaj se a ka tradhtuar Partia e Veselit ndonjë partner, megjithatë ai thotë se ai ka treguar pozicionin e tij për taksën.
“Nuk e di për besë nuk e kam një reflektim se a është tradhti. Qëndrimi im është si në letrat që kam dërguar, janë dokumentet”.
“Nëse shpallen zgjedhjet, i bie që taksa. Po du me ju thonë, bëhuni gati se me taksë hyjmë në verë”.