• E mërkurë / Jul-09 10:21
  • Kontakt

Gjuriq sot në Kosovë me leje të MPJ-së

Gjuriq sot në Kosovë me leje të MPJ-së

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të qëndrojë për vizitë sot në Kosovë.

Marko Gjuriq, shef i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, sot do të vizitojë Kosovën.

Vizita e tij është mundësuar pas lejes së dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ).

Këtë e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Po ka marrë leje për vizitën e tij”, e ka thënë shkurt Zyberaj.

Ndryshe, Gjuriqi pritet që sot të mbajë një takim në Qendrën e Studentëve në pjesën veriore të Mitrovicës.