Profesori Milazim Krasniqi në një postim të tij në facebook ka shprehur shqetësimin e tij rreth asaj se ku mund të përfundojë shteti, si rezultat i grevave dhe grevistëve që po shtohen çdo ditë nëpër sektorë të ndryshëm.
Ai ka porositur qëverinë se zgjidhje ka, por nëse nuk do ta bëjë atë, e gjitha do t'i thyhet për koke.
Ky është postimi i Krasniqit"
Grevat dhe protestat në rritje të shumë sektorëve, mund ta shpiejnë shtetin drejt kollapsit. Për ta shmangur kollapsin, ka një zgjidhje praktike: të tërhiqet nga procedura ligji për pagat për një periudhë gjashtëmujore. Pastaj të hapet debat publik me të gjithë sektorët dhe me sindikatat e të arrihet një zgjidhje sa më e drejtë. Ndërsa sa i përket paralajmërimit të universiteteve publike për greva e protesta, zgjidhja e duhur është shkarkimi i agjencisë së akreditimit, ndoshta edhe i minsitrit të arsimit. Pra, nëse qeveria e dëshiron zgjidhjen e problemeve, zgjidhje ka. Nëse don me e ba llugë më shumë se sa që është, mund ta bëjë, por do t’i thyhej për kokë në fund.