• E mërkurë / Jul-09 14:08
  • Kontakt

Pahor: Sllovenia do të ndihmojë dialogun, do të bisedojmë në Tiranë

Pahor: Sllovenia do të ndihmojë dialogun, do të bisedojmë në Tiranë

Serbia do të mbetet në rrugën evropiane, por edhe do t’i ruajë marrëdhëniet e mira me Rusinë, ka thënë kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic, duke iu drejtuar gazetarëve bashkë me kryetarin e Sllovenisë Borut Pahor, i cili ndodhet në vizitë dyditëshe në Slloveni.

Vucic ka thënë se Slloveninë e përjeton si mik të sinqertë ka thënë Vucic sipas medieve të rajonit.

Kryetari slloven Pahor ka thënë se Sllovenia do të mbështesë ambiciet e Serbisë për t’u bërë anëtare e BE-së.

Pahor ka thënë se si mike e Serbisë, Sllovenmia mbështet dialogut e Kosovës e Serbisë dhe do ta ndihmojë atë.

“Nuk e di kur e si do të përfundojë, kjo varet nga të dy palët, por Sllovenia ofron ndihmë. Për këtë do të bisedojmë në samitin Bërdo Brione në Tiranë”, ka thënë ai.

Pahor ka thënë se ndërmjet Sllovenisë e Serbisë ekzistojnë disa pikëpamje të ndryshme për disa çështje, por se vizita e tij e sotme ka për qëllim përforcimin e besimit dhe marrëdhëniet në të gjitha planet.

Në pyetjen për korrigjimin e kufijve si zgjidhje të mundshme në dialogun me Kosovën, Pahor ka thënë se nuk e përjashton këtë mundësi, por se një zgjidhje e tillë eventuale “nuk do të guxonte t’u sillte dëm kolateral shteteve tjera në regjion”.

“Unë nuk do ta hidhja poshtë këtë, por do të isha shumë i kujdesshëm”, ka thënë Pahor.

Ai ka thënë se nuk mendon se për shkak të protestave të cilat po mbahen Serbia është në krizë politike dhe se nuk dëshiron të implikohet në çëshjtet e brendshme të vendit.