• E mërkurë / Jul-09 02:36
  • Kontakt

Edhe Albin Kurti në vizitë tek ‘Sulltani, thotë se e ka shokë që 20 vjet

Edhe Albin Kurti në vizitë tek ‘Sulltani, thotë se e ka shokë që 20 vjet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, (LVV) Albin Kurti ka vizituar ish-gjeneralin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi pas lirimit nga burgu.

Kuri sot e ka vizutar Selimin në vendlindjen e tij, ai këtë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve dhe një shkrimi në llogarinë e tij Facebook, përcjellë Indeksonline.

Në këtë status ai ka treguar se me Selimin ka mbi 20 vite që njihen dhe janë shokë, ndërsa për veprimtarinë e tij ka thënë se ajo dis me Sylën si bashkëluftëtar i Komandantit legjendar Adem Jashari.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Në vendlindjen e tij në Açarevë, sot vizitova Gjeneral lejtnant Sylejman Selimin. Ai është liruar me kusht nga burgu. Kjo disi i ngjan aq shumë gjendjes së vetë shtetit të Kosovës. Por, Syla është mirë me shëndet dhe fytyra i shkëlqente. Nga Komandant i Zonës Operative të Drenicës te Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së te Komandant i TMK-së e i FSK-së e deri te ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë, kanë kaluar 20 vjet prej se e njoh dhe jemi shokë. Por, veprimtaria e tij është edhe më e hershme: ajo nis me Sylën si bashkëluftëtar i Komandantit legjendar Adem Jashari.