Dimitrov: Për dy javë Maqedonia merr ulësen në NATO

Dimitrov: Për dy javë Maqedonia merr ulësen në NATO

Maqedonia ka zgjidhur çështjen e emrit me Greqinë dhe kështu i ka hapur rrugë antarësimit në organizatat euroatlantike, shefi  diplomacisë maqedoonase, Dimitrov thotë  se mbrenda dy jave Maqedonia merr ulësen në Nato.

Maqedonia këtë javë ose në fillim të javës që vjen do ta nënshkruan protokolin për NATO, ndërsa në ulësen e Këshillit Veriatlantik do të ulet menjëherë pasi protokoli do të ratifikohet në Parlamentin grek, thotë shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov

“Këtë javë ose në fillim të javës së ardhshme do të duhet të nënshkruhet protokoli për NATO. Pastaj duhet të kthehet në parlamentin grek për ratifikim. Shpresoj pastaj që të gjithë miqt tanë, ndër të parët Lituania, do ta ratifikojnë në Kuvendet e tyre. Dhe atëherë hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese dhe dispozitat tjera të Marrëveshjes së Prespës”, tha Dimitrov.

Ai theksoi se ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska për herë të parë do të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes më 13 dhe 14 shkurt në Bruksel, ndërsa ai si ministër i Punëve të Jashtme në prill në Takimin Ministror të NATO-s në Uashington.

Përndryshe, të drejtë vote Maqedonia do të marrë sapo të nënshkruhet Karta e Uashingtonit të NATO-s.