Komentuesi politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se pas kërkesës së fundit të administratës amerikane, Kosova duhet të pezullojë taksën 100% të vendosur ndaj Serbisë, dhe të dëshmojë se interesat e saj janë në një linjë me ato të Amerikës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Ibrahimi ka shkruar se lidershipi kosovar në asnjë mënyrë nuk guxon të bëhet pengesë e interesave strategjike amerikane.
Sipas Ibrahimit, taksa e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës ka qenë një veprimi politik, i cili tashmë e ka arritur qëllimin që kishte.
‘Tash jemi para një momenti tjetër ku kjo taksë po kërkohet të pezullohet për ti hapur rrugë dialogut. Këtë po e kërkon përkrahësi më i madh dhe më i rëndësishëm i Kosovës. Prandaj lidershipi Kosovar duhet të gjej guximin politik dhe ta pezullojë këtë taksë dhe të dëshmojë se interesat e Kosovës janë në linjë me ato amerikane’, ka shkruar tutje Ilir Ibrahimi.
Ibrahimi më tej ka theksuar se lidershipi kosovar duhet të ketë guxim politik ta pezullojë këtë taksë, sidomos kur e kërkon përkrahësi më i madh dhe më i rëndësishëm i Kosovës.
Komentuesi politik përfundon se investimi i administratës amerikane ndërmjet Kosovës e Serbisë, vjen nga nivele më të larta, dhe do të ishte katastrofike nëse lidershipi kosovar nuk arrin ta kuptojë këtë.