• E mërkurë / Jul-09 14:24
  • Kontakt

Haradinaj: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë arrihet gjatë këtij viti

Haradinaj: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë arrihet gjatë këtij viti

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për agjencinë franceze të lajmeve “AFP” në lidhje me dialogun përfundimtar që të zhvillohet gjatë këtij viti mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj është shprehur optimist se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit do të jetë e mundur që të arrihet këtë vit, por sipas tij në këtë marrëveshje mos të ketë ndryshim të kufijve apo shkëmbim të territoreve.

“Një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është e mundur këtë vit, por jo duke përfshirë ndryshimin e kufijve…Kufijtë ishin subjekt i luftërave të kaluara…Ndryshimi i kufijve përsëri do të ishte i rrezikshëm dhe nuk na afron në një marrëveshje, ai na largon nga ajo”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se këmbimet e territorit mund të ringjallin demonët e vjetër në Ballkanin e luftës.

Mirëpo, Haradinaj beson se marrëveshja do të arrihet gjatë këtij viti dhe se shpreson shumë që temë e bisedimeve të jetë çështja e shkëmbimit të territoreve.