Ministri i tregtisë, turizmit e telekomunikacionit të Serbisë Rasim Ljajic ka thënë sot se nëse Kosova nuk i heq taksat prej 100 për qind në importin e mallit serb dsmi afatgjatë do të jetë më i madh se 66,2 milionë euro, sa është tash.
Lajic ua ka tërhequr vërejtjen se dëmi do të jetë aftagjatë, pasi që “lojtarët tjerë” do të zënë tregun në Kosovë, të cilin e kanë pasur prodhuesit nga Serbia.
“Sikur sot të hiqeshin taksat, një pjesë e afaristëve nga Serbia do të ktheheshin, por nëse kjo zgjat, kjo nuk do të ketë efekt, sepse lojtarë tjerë do ta zënë atë hapësirë dhe dëmi do të jetë edhe më i madh”, ka thënë Ljajic për RTS-në.
Ai ka precizuar se nga importi i përgjithshëm i vendeve të CEFTA-s, Serbia në Kosovë ka marrë pjesë me 60 për qind, deri sa tash është rritur eksporti i Sllovenisë për 123, Greqisë për 114 për qin, i Shqipërisë për 60 për qind, ndërsa nga Maqedonia 40 për qind.
“Serbia në dhjetor të vitit 2017 ka marrë pjesë në eskport në Kosvë me 15,7 për qind, ndërsa në dhjetor të vitit 2018 me 1,7 për qind”, ka thënë Ljajic, duke shtuar se Serbia në dhjetor të vitit 2017 ka shitur mall në vlerë prej 46 milionë eurosh, ndërsa në dhjetor të vitit 22018 prej 5,7 milionë eurosh, deri sa ende mund të shiteshin brendet ndërkombëtare të prodhuara në Serbi.