Arifi ka thënë se për afro një dekadë dialogu ishte vetëm në shërbim të Serbisë.
Ai ka cituar një deklaratë të Aleksandar Vuçiqit dhënë për një medium serb, se dialogu e ka forcuar shtetin serb dhe me bisedime kanë blerë kohë.
Postim i plotë në Facebook:
Një dialog çfarë ka pas Kosova nuk duhet të ketë më kurrë. Dialogu në 9 vitet e fundit ishte dialog në shërbim të interesave të Serbisë. Këtë e konfirmon edhe presidenti Serb Vuçiç në intervistën dhënë revistës serbe Danas më 26/01/2019 citoj:
“Dialogu e ka përforcu pozicionin e Serbisë , me bisedime kemi ble kohë dhe jemi rikthyer në lojë” . Vuqiq, Danas 27/01/2019
Qeveria aktuale dhe delegacioni shtetëror nuk do të jenë më në funksion të një dialogu të tillë.