Në përfundim të mbledhjes komemorative për nder të zëvendësministrit të Diasporës Arian Dacin, motra e tij Edi Daci-Prapashtica me emocione falënderoi të gjithë për ngushëllimet dhe përkrahjen gjatë kësaj kohe të vështirë.
“Në emër të familjes dhe vëllait tim, ju falënderojmë për përkrahjen, ngushëllimet dhe prezencën tuaj. Faleminderit me shpirt”, tha Edi duke i përmbajtur lotët.
Arian Daci humbi jetën dje në Brezovicë pasi e zuri një ortek bore.
Ai do të varroset sot në orën 13:00.