Di Maria refuzon një ofertë të lartë me 20 milionë euro në vit, po pret transferimin te Barcelona

Angel Di Maria e ka të qartë se nuk do të vazhdoj më të jetë pjesë e Paris Saint Germain.

Ylli argjentinas nuk është në planet e klubit francez dhe ka kërkuar largimin nga ‘Parc De Princes’.

Së fundmi një skuadër kineze i ka ofruar atij një pagë të lartë prej rreth 20 milionë euro në vit.

Ka qenë e përditshmja franceze L’Equipe që ka zbuluar lajmin për refuzimin e Di Marias dhe besohet që skuadra ka qenë Guangzhou Evergrande.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshme, ylli argjentinas është në pritje të kompletohet transferimi i tij te Barcelona.

29-vjeçari iu bashkua Parisit në verën e vitit 2015 nga Manchester United për një shumë prej 65 milionë euro.

Në garë për shërbimet e tij mbetën edhe dy gjigantët italian Juventus dhe Inter.

Kontrata aktuale e Di Marias me klubin francez skadon në verën e vitit 2019.