Ramush Haradinaj e ka ngushëlluar Nexhat Dacin për vdekjen e djalit të tij, Arianit. Shefi i Qeverisë ka ngushëlluar familjen Daci dhe miqtë e tij.
“I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij”, ka shkruar Haradinaj.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se djali i Dacit, Ariani ka humbur jetën nga orteku në Brezovicë. Ndërsa, personi tjetër ka shpëtuar.
“Mund të konfirmoj se nga orteku i borës një person ka vdekur, mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij. Bëhet fjalë për personin me inicialet A.D. Personi tjetër ka shpëtuar”, tha policia.
Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar vdekjen e Arian Dacit në Brezovicë për shkak të një orteku bore.
Arian Daci ishte emëruar Zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës.
Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur.