Kërkesat e PSD’së për Qeverinë, Konjufca: Tash e shohim a i përbin fjalët e veta

Konjufca ende ka dyshime se buxheti do kalojë në Kuvend, thotë se po pret ta shoh nëse PSD’ja do i përbijë fjalët e veta.

Shefi i deputetëve të VV-së, Glauk Konjufca duke folur për miratimin e buxhetit ku u shpreh se ende ka dyshime se a do të kalojë.

Mirëpo pavarësisht kësaj, ai ka një cilësim interesant mbi pesë kërkesat e PSD-së karshi qeverisë. Konjufca thotë se këtu do shihet se sa është kapaciteti, siç e cilëson ai i përbirjes së fjalëve të ish-bashpartiakëve të tij.

“Mesazhet që dolën pastaj aty, tregojnë që ai nuk ka qenë projekt autentik, i menduar për interesa të popullit, po janë takuar Pali me Dardanin, Pali i ka thënë Dardan qeta mundem me ta dhënë, qeta nuk mundem…ende nuk jam i sigurt për buxhetin, për shembull, Ramush Haradinaj ende mundet të mos i plotësoj ndonjërin prej kushteve të PSD-së, e tash të shohim PSD-ja a i përbin fjalët e veta, cili është kapaciteti i përbirjes, të PSD-së ne nuk e dimë hala”, u shpreh, ai.