Serbia nuk pret heqjen e taksës nga Kosova, por as nuk e pret ndikimin e BE’s në këtë çështje. Sidoqoftë, mbështet serbët në Kosovë.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric ka thënë sot se nuk pret shumë nga Kosova, po as nga BE’ja për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.
Këto deklarata Djuric i bëri për rts, ku edhe ju dërgoi porosi serbëve të Kosovës se Serbia është gjithmonë në anën e tyre.
“Jo vetëm një njeri, por e gjithë Serbia është me ta dhe do të vazhdojë t’i ndihmojnë e të jetë pranë tyre. Njerëzit tonë në Kosovë janë luftarak se sa të tjerët mendojnë, kështu që askush nuk duhet t’i nënvlerësojë serbët,” ka thënë Djuric.