• E mërkurë / Jul-09 13:56
  • Kontakt

LDK: Haradinaj po mundohet që me taksë të mbulojë dështimet e Qeverisë

LDK: Haradinaj po mundohet që me taksë të mbulojë dështimet e Qeverisë

Nga LDK thonë se për Haradinajn taksa 100 % është bërë strehimore për t’ju ikur problemeve dhe dështimeve të Qeverisë së tij.

Shefi i Grupit Parlamentar Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka thënë se problemet si ;Greva e arsimtarëve, privatizimi i Telekomit, reduktimet e rrymës etj, kryeministri Ramush Haradinaj po mundohet t’i mbulojë me taksën 100%.

Sipas Hotit, përveç taksës kjo Qeveri nuk ka asgjë tjetër për t’ju ofruar qytetarëve.

‘Me taksë po mundohen të mbulohen dështimet e shumta, duke filluar nga : Greva e arsimtarëve tash,nga reduktimet  njohjeve, me krizën e qeverisjes lokale në veri, tash me problemet e Telekomit, etj’ ka thënë Hoti.

Sa i përket dialogut, Hoti ka thënë se gjendja kurrë nuk ka qenë më e paqartë , sa i përket pozicionit të Kosovës.

‘Sa më shpesh që ekipi negociator po shkon në Bruksel, aq më i paqartë është qëndrimi i këtij ekipi para qytetarëve’, ka shtuar ai.

Hoti përmendi edhe mos akreditimin e disa programeve të UP-së. Ai tha se do të kërkojnë llogari për këtë gjendje. Po ashtu tha se që 10 muaj KQZ është paralizuar dhe se presidenti ka obligim që të emërojë anëtarët e KQZ’së.