Të pakënaqur ndaj pushtetit të tyre në Serbi, qytetarët serbë të Kurshumlisë, komunë serbe kjo në kufi me Kosovën, kanë protestuar dhe janë kërcënuar se nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre do të mbyllin kufirin me Kosovën në Merdarë.
Ata kanë dhënë afat deri të enjten e ardhshme për plotësimin e kërkesave, në të kundërtën do të mbyllin kufirin me Kosovën.
Qytetarët e tubuar, sipas portalit serb “Juzne vesti” janë të pakënaqur me pushtetin qendror në Serbi, por edhe me udhëheqjen komunale.
“Ne më nuk mund të shëtisim e të presim, Kurshumlia po shkatërrohet, të rinjtë po na ikin, po mbeten vetëm qytetarët të cilëta s’kanë kah t’ia mbajnë. Pas kësaj s’ka kthim prapa, pse do t’i përzëmë këta dëmtues nga pushteti të cilët mendojnë vetëm për vete dhe interesin e tyre personal e partiak, ose komuna e Kurshumlisë për disa dhjetëvjetësha do të jetë mjedis me shumicë shqiptare, sepse të gjithë të rinjtë po ikin prej këtu”, ka thënë Dejan Milosevic, njëri prej pjesëmarrësve të protestës.