• E mërkurë / Jul-09 14:27
  • Kontakt

Vucic për taksën e Kosovës: Nuk besoj se do ta heqin lehtë, por shpresoj se po

Vucic për taksën e Kosovës: Nuk besoj se do ta heqin lehtë, por shpresoj se po

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka shprehur rezervë ndaj sinjaleve të Prishtinës për mundësinë e heqjes së taksës prej qind për qind në mallrat serbe.

“Nuk besoj se do ta heqin lehtë taksën, por shpresoj se do ta heqin”, u ka thënë ai gazetarëve në Davos sipas medieve serbe.

Ai ka thënë se politika regjionale e Serbisë është hapja e kufijve dhe qarkullimi i lirë i njerëzve, mallit e kapitalit, politikë kjo e cila, sipas tij, është fuqizuar në Davos.

Vucic është shprehur kundër iniciativës për ndryshimin e emrit të Republikës Serbe të BeH-së.