Talljet tani me ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli, po vazhdojnë edhe nga vendet e ndryshme të botës, kështu sot me të është tallur ambasadori rus në OKB, Dimitry Polyanskiy, në lidhje me njohjen e Juan Guaidonit si president të Venezulës.
Polyanskiy sot është tallur me Pacollin pasi ky i fundit në një qëndrim publik ka thënë se institucionet e Kosovës e pranojnë dhe njohin si president të përkohshëm të Venezuelës, Juan Guaidon,
“Të pa pranuarit pranojnë të pa pranuarin. Bota po dridhet nga frika”, ka shkruar Polyanskiy në Twitter.
Reagimi i Polyanskiy vjen pasi ministri Pacolli kishte shkruar sot Kosova njeh zyrtarisht Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës, madje ai kishte thënë se Kosova do të përkrah atë deri sa të kthehet liria.
“Kosova zyrtarisht e pranon Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës i urojmë popullit të Venezuelës gjithë të mirat në rrugën e tyre drejt demokracisë. Do të qëndrojmë përkrah jush derisa të kthehet liria”, kishte shkruar ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.
Kujtojmë se sot në Venezuelë pushteti i Nikolas Madruos ka marrë fund me shpalljen president të Juan Guadios.