• E mërkurë / Jul-09 14:22
  • Kontakt

Syla parashikon se marrëveshja me Serbinë arrihet brenda 6 muajve, zgjedhjet pas qershorit i fiton kjo parti

Syla parashikon se marrëveshja me Serbinë arrihet brenda 6 muajve, zgjedhjet pas qershorit i fiton kjo parti

Qeveria e Kosovës nuk duket të ketë shumë opsione në tryezën e saj përball presionit të SHBA-së dhe BE-së për heqjen e taksës ndaj Serbisë, për t’i hapur rrugë finalizimit të dialogut.

Njohësi i çështjeve politike Valon Syla, është i mendimit se ajo do të hiqet brenda pak ditësh, në të kundërtën sipas tij, taksa mund të bëhet ‘mollë sherri’ për rrëzimin e qeverisë aktuale.E shfuqizimi i vendimit për taksën, sipas analistit Syla do të dëmtojë Kosovën.

Kjo pasi që sipas tij, vendi ka shpenzuar të gjithë monicionin diplomatik para Serbisë me ketë vendim, i cili siç shprehet ky analist është marrë për t’i mbuluar dështimet dhe skandalet e Qeverisë Haradinaj.

Syla, për Gazeta Blic ka theksuar se brenda 6 muajve me ndërmjetësim të SHBA-së Kosova do të arrijë marrëveshje me shtetin serb, marrëveshje kjo që sipas tij do të ishte valide për të gjitha organizatat ndërkombëtare që do ta pranojnë Kosovën si palë të barabartë sovrane dhe pa fusnota e pengesa të tjera, deri në një pranim në NATO dhe OKB.

Me arritjen e marrëveshjes mes dy shteteve, sipas analistit Syla do të krijohen kushtet për zgjedhje të parakohshme, të cilat ai beson se do të mbahen më së voni në vjshetë të këtij viti.Ai po ashtu ka dhënë edhe një prognozë lidhur me rezultatin zgjedhor, duke e renditur LDK-në si partinë e parë, PDK-në të dytën dhe VV-në të tretën për nga numri i votave.

Por, zgjedhjet e parakohshme sipas Sylës do të ndikojnë në përafrimin e pozicionimeve ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, për një koalicion të dytë qeverisës, së bashku me AAK-në dhe NISMA-në.“Punët e mëdha nuk kryhen në Kosovë pa PDK-në dhe LDK-në, me doza edhe të komandatëve lokal për te eskivuar tregimin e muskujve.

Në secilin variant pasi që marrëveshjes vendimtare po i vjen koha, pres afrim të pozicioneve PDK-LDK dhe pastaj të kombinuar me satelitë nga radhëte partive katërtsore që po i quaj, duke e hequr gjithmonë partinë e tretë VV e cila është anti gjithçka dhe esencialisht anti – amerikane dhe neo komuniste në esencë, që në asnjë variantë nuk shihet partnere në një proces që sponzorohet nga Amerikanët, e sidomos republikanët e atjeshëm…”, ka thënë Syla.