Hoxhaj paralajmëron reciprocitet ndaj Serbisë edhe në fushat tjera, nëse kjo e fundit vazhdon të cenojë integritetin territorial të Kosovës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar reciprocitet edhe në fushat e tjera kundër Serbisë. Kjo do të ndodhë nëse Serbia vazhdon me cënu integritetin territorial të Kosovës, u shpreh Hoxhaj.
“Nëse Serbia vazhdon me cenu integritetin territorial të Kosovës ne taksen nuk e heqim por vazhdojmë me ide tjera kreative që kemi, e me to edhe mund të habiteni cilat janë, është deklaruar Enver Hoxhajn pas një takimi që kishte me zv.kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Bujar Osmanin.
Ndryshe, taksa e vendosur nga Kosova i ka kushtuar miliona humbje Serbisë. Nuk dihet nëse taksa do të hiqet kjo për shkak të presionit që SHBA po i bën Kosovës për normalizim të raporteve me shtetin serb.