Kryetari i Partisë popullore të Serbisë Vuk Jeremic ka deklaruar se Serbia më nuk është shtet demokratik, por “autokraci e korruptuar” në të cilën kryetari i Republikës Aleksandar Vucic ka rrëmbyer të gjitha levat e fuqisë deri sa në fshehtësi të plotë po bisedon për rivizatimin e kufijve në rajon.
Një një bisedë për gazetën vjeneze “Standard”, ai ka thënë se nuk mund të ndërtohet stabiliteti regjional me retorikë nzitëse të popujve kundër njëri-tjetrit, ndonëse ka lavduar “miqësinë e mirë” ndërmjet Vucicit, Ramës e Thaçit.
I pyetur rreth mundësisë që sivjet të arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës e Serbisë, e cila do të përmbante edhe këmbimin e territoreve, ai ka thënë se mundësia është 50 me 50, për shkak të opozitës së fortë edhe te serbët edhe te shqiptarët.
Në pyetjen pse BE e ShBA kanë lënë anash parimet demokratike në Ballkan, Jeremic, i cili ka qenë edhe ministër i punëve të jashtme i Serbisë dhe kryetar i Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, ka thënë se ndryshimi i rëndësishëm ka ndodhur në burokracinë evropiane.
Ai ka thënë se administrata ka dashur të shënojë një fitore diplomatike në Ballkan dhe, ndonëse lëvizja e kufijve nuk është zgjidhje e mirë, ata nuk shqetësohen shumë për këtë meqë Ballkanin nuk do ta ingerojnë në një të ardhme të afërt.