Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dacic ka thënë dje se nuk mund të flasë në detaje se cili është plani serb për dialogun e Beogradit e Prishtinës për ‘zgjidhjen e çështjes së Kosovës’.
“Kryetari i Serbisë (Aleksandar Vucic) ka paraqitur parimet në bazë të të cilave do të duhej të bisedohet (me Kosovën), por sapo ideja doli në opinion, disi dialogu u ndal”, ka thënë Dacic për televizionin Prva.
Ai ka thënë se kjo ide nënkupton që të gjendet një zgjidhje kompromisi, që të bëhet “një përcaktim i vijës ndarëse”, dhe ka shtuar se dialogu i Beogradit e Prishtinës kurrë nuk është bërë në detaje.
“Shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën interpretojnë se Kosova ka kufinjtë e saj, ndërsa opinioni ynë dhe Kushtetuta thonë se Kosova është pjesë e Serbisë. Nëse flisni se ka dy zgjidhje parimore, njëfra që Kosova të jetë e pavarur apo e jona që ajo të ketë shkallën më të lartë të autonomisë në kuadër të Serbisë, do të shihni se asnjëra zgjidhje nuk është e pranueshme për të dyja palët”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.