• E mërkurë / Jul-09 16:52
  • Kontakt

Arrestohet kosovari që kishte kryer më shumë se 80 grabitje në Zvicër

Arrestohet kosovari që kishte kryer më shumë se 80 grabitje në Zvicër

Policia kantonale e Valais ka ndaluar një 44-vjeçar nga Kosova, i cili që nga viti 2013, kishte kryer 80 vjedhje, shkruan zvicerania ‘Blick’.

Sipas saj, vetëm në kantonin e Valais, kosovari kreu 34 vjedhje, duke marrë rreth 40 mijë franga.

Vepra e fundit në gusht të vitit 2018 ishte fatale për kosovarët që banonin në kantonin e Biel-it, siç njoftoi të martën policia kantonale e Valais.

Një punonjës vuri re vjedhjen e portofolit, por edhe pse hajduti arriti që të ikë, policia e ka identifikuar personin, të cilin e arrestoi, përcjell Albinfo.ch.

Ai shkonte me biçikletë në çdo vend ndërtimi dhe kishte vjedhur kartelën e punëtorëve të ndërtimit, përcjell tutje Albinfo.ch.

Ai arriti që të tërheqë para me kartat bankare të vjedhura, sepse disa nga pronarët kishin mbajtur kodin PIN brenda kuletave të tyre.