Hoxhë Elvis Naçi i del në mbrojtje veprës së Halil Kastratit

Hoxhë Elvis Naçi i del në mbrojtje veprës së Halil Kastratit

Debatit të fundit mbi veprimtarinë humanitare të Halil Kastratit dhe shoqatës "Jetmiat e Ballkanit" nuk i'u ka shmangur as hoxha nga Shqipëria, Elvis Naçi.

Ai për dallim prej të tjerëve i ka dalur në mbrojtje veprës së Kastratit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Më poshtë e gjeni të plotë postimin e hoxhës Elvis Naçi:

"Nje sugjerim per ata qe flasin per Halil Kastratin:

1. Halil Kastrati ne veçanti dhe cdo Shqiptar qe ben mire duhet te meritoje respektin e te gjitheve!

2. Forma se si mendon Halil Kastrati ta pasqyroje bamiresine e tij eshte e drejte e tije dhe askush nuk mund ti imponoje dicka tjeter!

3. Me rendesi eshte te bejme gjera te mira dhe ne formen qe mendojme se eshte me e mira, por te ofendojme dhe perçmojme nje njeri qe po ben kaq shume te mira nuk i sherbejme as Shqiptareve dhe as Shqiptarise!" /Rtv Aldi