• E mërkurë / Jul-09 22:15
  • Kontakt

Partia serbe kërkon pajtim midis shqiptarëve e serbëve

Partia serbe kërkon pajtim midis shqiptarëve e serbëve

Partia e Serbisë Moderne (Stranka moderne Srbije – SMS) ka kërkuar që të pranohet marrëveshja me Kosovën dhe të mos bëhët kompromis me liritë dhe të drejtat e njeriut.

SMS ua ka bërë thirrje partive serbe në pushtet dhe atyre opozitare që të pranojnë marrëveshjen me Kosovën, pajtimin me shqiptarët dhe  të bëhet integrimi i Serbisë në BE.

SMS ka thënë se me  të drejtat dhe liritë njerëzore nuk ka kompromis.

Marrëveshja, raportojnë mediat serbe, “vetëkupton angazhimin për pajtimin e shqiptarëve dhe të serbëve në Kosovë, zgjidhjen e qëndrueshme të statusit të Kosovës, pa konflikt të ngrirë, Serbinë në eurointegrime “pa flirte me fuqi të tjera botërore”, si dhe pajtimin e qëndrueshëm të shteteve në rajon”