• E mërkurë / Jul-09 19:30
  • Kontakt

Lushtaku flet për herë të parë pas intervistimit nga Gjykata Speciale

Lushtaku flet për herë të parë pas intervistimit nga Gjykata Speciale

sh-komandant i UÇK’së në zonën e Drenicës, Sami Lushtaku, ka folur për herë të parë që prej intervistimit nga Gjykata Speciale në Hagë.

Lushtaku ka falenderuar të gjithë për mbështetjen që i është dhënë, lidhur me intervistimin në Hagë.

Derisa ka shtuar se Lufta e UÇK’së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare, dhe e tillë do të mbetët edhe në të ardhmen.

‘’Të nderuar miq, Dëshiroj nga zemra të falënderoj secilin nga Ju, për thirrjet, mesazhet, komentet e mbështetjen e madhe e të parezervë që më keni dhënë gjatë ditëve të fundit, lidhur me intervistimin tim në Hagë. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen!’’, ka shkruar Lushtaku.

Kujtojmë se Lushtaku javën e kaluar udhëtoi për në Hagë ku u intervistua nga prokurorët ndërkombatë. Ai ende nuk ka treguar se në çfarë cilësie u mor në pyetje atje.

Bashkë me Lushtakun për në Hagë ka udhëtuar edhe ish-Komandanti në Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, i cili ka thënë se nga Gjykata Speciale u intervistua si ‘’dëshmitar i dyshuar’’.